Bërnabiç: Vuçiç duhet të shkojë në samitin në Tiranë, të përballet me hipokrizinë

AKTUALITET


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Bërnabiç tha se është e rëndësishme që të shkohet në samit, sepse sipas saj, atje askush nuk ka kredibilitet dhe se nuk mund të përballet me hipokrizinë si Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.


“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tjheksoi kryeministrja dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka tolerancë dhe qëndrueshmëri si Aleksandër Vuçiç.

“Në atë mënyrë ka luftuar dhe ka fituar disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, sipas saj.

Disa ditë më parë, Vuçiç u shpreh se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për shkak të reagimit që ai e cilësoi “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit Albin Kurti.




Skip to toolbar