Bilanci italian, ulen testimet dhe të infektuarit, por qeveria merr masa të reja

AKTUALITET


Bilanci italian i pandemisë sheh sot një ulje të testimeve, pothuajse e përhershme në fundjavë, e cila ndikon edhe në numrin e rasteve pozitive, që sot janë 479, në ulje nga 629 të bilancit të mëparshëm.  

Ndërkohë numri i viktimave shtohet me 4 persona, duk e çuar në 35.396, ndërkohë që të infektuarit në total janë 253.915.


Gjithsesi rastet në ngjitje gjatë javës kanë alarmuar qeverinë italiane e cila do të miratojë që nesër mbylljen e diskotekave dhe klubeve të natës.

Shqetëson gjithsesi çdo event publik ku mblidhen turma, edhe në hapësira  të jashtme, prandaj orientimi është ai që të detyrohen qytetarët të mbajnë maska në evente të tilla, të organizuara nga ora 18 deri në 6 të mëngjesit.




Skip to toolbar