Blindohet kryeministria, në pritje të protestës për Rashën

AKTUALITET


Teksa nuk na ndajnë shumë nga protesta e orës 18:00 në kryeqytet pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili dy ditë më parë theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit të policit për të ndalur, veprim që e pagoi me jetën e tij, policia ka ndërmarrë të gjitha masat për t’iu paraprirë çdo situatë të mundshme.

Shihet se në kryeministri do të stacionohen dhe autoblinda të policisë. Në terren ditën e sotme të angazhuar në ruajtjen e sigurisë sot në protestë do të jenë 800 punonjës policie, ndërsa tubimi thuhet se do të nisë nga Ministria e Brendshme. Mësohet se policët kanë marrë direktiva të qarta që të mos bien pre e provokimeve në protestë, ndërsa qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangun tubime të tilla, pasi është e ndaluar në këtë kohë pandemie.


Dje për 5 orë me radhë u mbajt një protestë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.

Ata sulmuan dyert e dritaret e ministrisë së Brendshme fillimisht, për të vijuar me Kryeministrinë, e sheshin “Skënderbej”. Pas ngjarjes mbetën të plagosën 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të humbasë njërin sy.

Policia arrestoi tre personat e procedoi7 të tjerë, mes tyre edhe reperin Stresi, por këto masa dhe paralajmërimet policore duket se nuk do i ndalin protestuesit. Kujtojmë se në këtë orë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar në dalje për mediat, ku do të japë qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.




Skip to toolbar