Vaksina, BE shton shpresat për Shqipërinë

AKTUALITET


Bashkimi Europian shton shpresat për vaksinën antiCovid në Shqipëri. Përmes një postimi në tëtitter, Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh se në mbledhjen e Komitetit për Investimet në Ballkanin Perëndimor, po punojmë se si të vendosin vaksinat në dispozicion për Ballkanin Perëndimor në kohën e duhur.

“Në mbledhjen e komitetit drejtues # WBIF sot unë gjithashtu konfirmova se po punojmë se si t’i vendosim vaksinat COVID19 në dispozicion për  Ballkanin Perëndimor në kohën e duhur, pasi ato fillojnë të vijnë në BE. Ne jemi pranë partnerëve tanë.” shkruan ai.





Skip to toolbar