Disa për të mbushur, e disa për të zbrazur, listat e kandidatëve për deputet janë një këmbanë e fortë e spekaklit të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Nga spektakli e ka nisur dhe Berisha. Ai futi ish banorin e Big Brother Vip, tenorin Armaldo Kllogjeri ne listen e elbasanit. Kllogjeri u eleminua vjet dhe nuk kapi finale e bigut. Por zarfi I zi I berishes, I shkoi ne te kundert, emrit me te votuar ne elbasan, ne primaret e bigut blu.
Ky shkëmbim kokë më kokë, pritet të dhurojë shfaqje në një qark të nxehtë si Elbasani, por vështirë se vota për PD. Dash Sula nuk vonoi dhe mbajti premtimin: votat per te, nuk do ti shkojne pd, por nismes thurrje, se ciles ai iu bashkua ne minutat e fundit te se merkures ne mbremje.
Doktori formoi një Aleancë Madhështore, por i mungojnë kandidatët madhështorë. Kujtim Gjuzit, Selam Jenishehrit e Kostaq Papës, ua fiku shpejt entuziazmin, duke u treguar derën. Por ne listen e kandidateve per deputete, nuk do jete per here te pare qe prej vitit 2001, nard ndoka. Sic do thoshte ai vete: arsyeja perse nuk do jete deputet, eshte se nuk do jete ne liste.
Berisha dha nje sinjal edhe per ameriken: kujtim Gjuzit nuk ia pranoi as xhihadistin pro Iranian Olsi Jazexhi, ndersa futi ne liste antisorosianet Altin Goxhajn. Jenisherin e pensionisteve nuk e futi, por futi perfaqesuesen e grave te moshes se trete, Adriana Kalaja.
Edhe Beleri nuk i ndahet Berishës. Kandidatin që importoi nga Amerika për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Petro Gjikurinë e ka futur në listën e hapur të Partisë Demokratike.
Pjesa tragjike dhe komike e Partive te vogla ka qene nje dite me pare hallin i mbushjes së listave. Lulzim Basha e ka plot me anonimë, përveç kaubojsit të famshëm dhe komandantin e gardes qe hapi zjarr ne 21 janar.
Alibeaj kandidon në Tiranë bashkë me 2 vajzat e tij, ndërsa në listën e koalicionit, figurojnë edhe fëmijë të moshës nën 18-vjeç dhe të moshuar mbi 80 vjeç si kandidatë. Deputeti Selajdin Jakupllari në Korçë ka regjistruar familje e farefis.
Bie në sy, se ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj nuk figuron askund në lista.
Pas Dashnor Sulën, Adriatik Lapaj për të bërë Shqipërinë, ka marrë edhe të atin. Edhe ky, vetë e pranon se ka mbushur listën e mbyllur me pensionistë ose fëmijë, por kryesisht familjarë të kandidatëve, si garanci i listave të hapura. Por per te, apo bashen, nuk ka rendesi ke kane future ne liste. Rendesi ka qe jane vete aty./abcnews.al