Çmimi largon Realin nga Pogba, Van de Beek në ‘radarët’ e Zidane

SPORT


Real Madrid është një nga klubet që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës këtë sezon, ndërsa ka pasur edhe një ecuri shumë negative në pesë ndeshje miqësore. Megjithatë, klubi nuk shqetësohet për këtë, pasi fokusi është te merkato.

Një dështim i mundshëm i negociatave me Manchester United për transferimin e Paul Pogba në “Santiago Bernabeu”, ka bërë që “Losblancos” të mendojnë për planin “B”.


Ai është Donny van de Beek, mesfushori i talentuar i Ajax në Hollandë. 22-vjeçari u dallua në “Bernabeu” në ndeshjen e të 16-ve ku Ajax fitoi 4-1 ndaj Realit, para se të shënonte ndaj Juventusit në Torino në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e shkuar.

Van de Beek ka luajtur 57 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar 17 gola dhe 13 asiste. Mesfushori vlerësohet me një çmim prej rreth 60 milion euro, shumë herë më pak se 170 milion euro që kërkon United për Pogba. Në këto kushte, ky skenar duket më i realizushëm dhe Real Madrid do të fokusohet te transferimi i 22-vjeçarit.

Interesin e “Losblancos” e ka pranuar vetë lojari i Ajax, i cili është shprehur se Real ka pasur kontakt me të. “Po, Real Madrid është interesuar për mua. Por unë nuk mund të flas për atë që nuk ekziston.

Tani për tani duha të përqëndrohem këtu”, është shprehur lojtari. Ten Hag, trajneri i Ajax, gjithashtu foli për interesin e Real Madridit për lojtarin e tij: “Ne nuk duam ta humbim atë, por mund të bëjmë shumë pak për ta penguar, nëse një klub si Real Madrid e kërkon atë”.




Skip to toolbar