Covid në Kosovë, 290 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

AKTUALITET


Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 290 persona dhe janë raportuar 3 viktima si pasojë e virusit.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje pasi dje janë regjistruar 249 raste pozitive, ndërkohë numri i viktimave është i njëjti.


Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 189 në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 62.548, ndërkohë që ai i viktimave është 1.526 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë ështëngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.




Skip to toolbar