Deri në 700 mln euro dëme, Ahmetaj: Do ndërtohen lagje të reja për të pastrehët

#NËRADAR


Kryetari i Komitetit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, foli në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ahmetaj u shpreh se kostoja e rindërtimit mund të shkojë deri në 700 milionë euro.

“Shoqëria jonë ka treguar se edhe kur është e varfër ka treguar se mund të ringrihet. Janë 5000 banesa të dëmtuara. Mund të shkojnë 600-700 milionë euro. Mund të ketë shumë më shumë, sepse lëvizja është gjithmonë e në rritje. Ne kemi riformatuar paketën e rindërtimit”, tha ndër të tjera Ahemtaj.


Ai shtoi më tej, se deri përpara vitit të ri do të bëhet pastrami i rrënojave të banesave të shembura. “Deri para krishtilndjeve do pastrohen qytetet nga rrënojat. Ndërkohë që ndodh pastrimi fillon vlerësimi i dëmeve”, tha Ahmetaj.

Vlerësimi i dëmeve do të bëhet në dy faza dhe nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë, ndërsa theksoi se për të pastrehët e tërmetit do të ndërtohen lagje të reja.

“Po bëhet një punë voluminoze dhe shumë e kujdesshme për të bërë vlerësimin. Ka dy faza vlerësimi, paraprak dhe final. Paketën e rindërtimit do e shpalli nesër Kryeministri. Do ketë qyteza urbane në Durrës dhe kudo në të gjitha zonat e banuara. Në Tiranë do të ndërtohet te ish-Uzina e Autotraktorit dhe Kombinat. E njëjta gjë do ndodhi dhe në Lezhë e Thumanë”, tha ndër të tjera Ahemtaj./Realstory.al/




Skip to toolbar