Grabitja e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit ishte një ngjarje që bëri bujë të madhe dhe u shoqëruar me arrestimin e disa personave. Megjithatë ende nuk dihen shumë detaje në lidhje me organizmin dhe ndarjen e detyrave që kanë pasur pjesëtar të ndryshëm të grupit kriminal.
Aktualisht ngjarja po hetohet nga prokurorët Besnik Muçi, Arenc Çela dhe Klodian Braho, të cilët janë duke ekzaminuar ADN e autorëve për të përcaktuar rolet e tyre gjatë grabitjes në Rinas.
Provat e gjetura në fugonin e pa djegur, si bidona me benzinë, armë automatik, telefon celular, pishtar për vënie flake, rroba të autorëve të dyshuar, karton dhe gjurmë gishtërinjsh, tashmë do t’i nënshtrohen analizës së ADN-së për të mësuar rolin e gjithsecilit prej tyre raporton Report TV.
Grabitja e Rinasit ndodhur më 9 prill dyshohet se është programuar për plot 3 muaj me radhë nga marrja e fugonit në Kosovë, modifikimi i tij në Elbasan deri tek shikimi i filmave me grabitje dhe bërja e provave nga pjesëtarët e grupit pak ditë para se të ndërhynin në pistë.
Si autorë të grabitjes në Rinas u arrestuan Ragip Hajdini i njohur me nofkën “Daja”, Elton Pikli, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit, ndërsa Klement, Saimri Cala dhe Talo Çela janë shpallur në kërkim.
Një tjetër i arrestuar si bashkëpunëtor i grupit të grabitjes është Hasan Kanaçi shefi i veprimeve cargo në pistën e Rinasit që kujdesen për ngarkim shkarkimin e mallrave në avion.
Grupi u zbulua pasi i arrestuari Alkond Bengasi, pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë. Nga grabitja mbeti i vrarë kreu i grupit kriminal, Admir Murataj , i cili kërkohej prej kohësh nga policia.