E kërkonte Çekia për armë dhe drogë, prangoset në Morinë 66-vjeçari

AKTUALITET


Në hyrje të Morinës shërbimet e Policisë Kufitare, ndaluan sot një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

U prangos Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.


“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë” sqaroi policia.

Ai u arrestua, me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.




Skip to toolbar