TIRANË- Drejtuesi i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi rreth klimës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.Ai theksoi se fushat e partisë së tij po shkon shumë mirë, ka takime, ka aktivizim dhe shpjegim programi në të gjitha qytetet e vendit.
“Fushata është shumë e bukur, jemi çdo ditë në terren. Sot unë kam ecur tre orë në Durrës, rrugë më rrugë duke shpërndarë programin tonë. Duke folur me qytetarët, kemi një takim në Durrës të dielën. Është e bukur fushata, sepse ka aktivistë të rinj, të moshuar, që bëjnë diçka të madhe dhe me pasion. Partitë e vjetra janë të konsumuara, çfarë dreqin do thuash pas 34 vitesh. Mua më duhet të mbaj nga një fjalim në ditë dhe e kam siklet çfarë të them një gjë të re, që se thashë dje prsh në Shkodër ta them sot në Tiranë. Imagjino këta se çfarë thonë. Shpeshherë thonë broçkulla”, tha ai.
Ai shpjegoi se ku dallon “Lëvizja Bashkë” me partitë e tjera, që garojnë më 11 maj.
“Ka rreth 2000 kandidatë sot në Shqipëri që bëjnë fushatë për veten e tyre, Nga këta mund të heqim 186 nga Lëvizja Bashkë, ne bëjmë fushatë vetëm për logon. Ne nuk bëjmë fushatë individuale, por themi votoni vetëm Lëvizja Bashkë”, tha ai.