Ekonomi flet për detyrën e re: Pres Presidentin

Më të fundit


Ministrja e re e Bujqësisë e sapoemëruar nga kryeministri Edi Rama, Milva Ekonomi ka folur për detyrën e re para nisjes së seancës plenare. Ekonomi tha në një prononcim të shkurtër për mediat se është një përgjegjësi e madhe, por evidentoi reformën në mbështetje të fermerëve.

Sa i përket dekretimit nga Presidenti i Republikës ajo tha se është detyrë e tij dhe se ajo pret.


“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri.
Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në sepse IPARD-i ka treguar gjithmonë këtë gjë dhe e dyta që kemi shumë të mirë është që ne sapo kemi filluar një reformë, një mbështetje për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljen e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara. Kjo është detyrë e presidentit unë pres”, tha Ekonomi.




Skip to toolbar