Europa, i kujt është faji? Votoni në sondazhin e Realstory.al

#NËRADAR


Këshilli Europian nuk arriti një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në dy ditët e punimeve të tij. Realstory.al, hap një sondazh në faqen zyrtare në internet, lidhur me përgjegjësitë për negociatat. “Europa, i kujt është faji?” është sondazhi i Realstory.al, ku çdo qytetar shqiptar mund të përgjigjet duke zgjedhur një nga tre alternativat e sondazhit: Macron, Qeveria apo kriza e shkaktuar nga opozita!

Voto në sondazhin e Realstory.al


Europa, i kujt është faji?

Shkak, i mungesës së marrëveshjes mes vendeve të BE për negociatat, zyrtarisht u bë qëndrimi i fortë i Presidentit të Francës Emanuel Macron. Ai kërkon së pari reformimin e brendshëm të unionit dhe më pas rinisjen e procesit të zgjerimit. E dëshpëruar, madje u dukë në faj, Kancelarja Gjermane Angela Merkel, e cila u shpreh se “Europa nuk mbajti premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Reagime të forta pati nga komuniteti ndërkombëtar, drejtues shtetesh të BE-së, të cilat adresuan kritika të forta ndaj Emanuel Macron, duke e cilësuar edhe “sabotator” siç ishte një reagim i ish-eurodeputetit Eduard Kukan. Në Shqipëri, ky refuzim i radhës për të mos hapur negociatat, u lexua në mënyra të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama mbrojti qëndrimin e shprehur më herët, se “Europa është në përplasje të brendshme për shkak të qasjeve që ka Macron ndaj reformimit të unionit”, duke vijuar më tej se “Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet e kërkuara”, ndërsa theksoi se “pavarësisht se nuk u hapën negociatat, qeveria do të vijojë për të plotësuar kushtete Bundestagut”.

Opozita e lexoi si dështim të qeverisë, por duke sulmuar dhe vetë institucionet europiane, siç ishte rasti i Komisionit Europian, që sipas kryedemokratit ka “raporte të zbukuruara” dhe jashtë realitet. Megjithatë, Lulzim Basha nuk kërkoi largim të qeverisë, pa u bërë së pari reforma zgjedhore, që sipas tij do të sillte dhe “zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Basha ia faturoi dështimin qeverisë për negociatat, ndërsa pranoi se dhe “opozita duhet të marrë përgjegjësitë e saj për të dalë nga gjendja aktuale”, duke u shprehur se së pari do të fillohet me “reformën zgjedhore”./Realstory.al/




Skip to toolbar