Fluks automjetesh në pikën kufitare të Qafë Thanës

AKTUALITET


Fluks automjetesh ka pasur këtë të shtunë në piken e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj thotë se një numër me te madh mjetesh ka në dalje nga Shqipëria.


Sipas policisë kufitare, jane kryesisht banorë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar fundjavën, por edhe e kundërta.

Nga ana tjeter, sa i përket radhës se mjeteve, policia kufitare shqiptare thotë se pala maqedonase ka mungesë personeli.

Prej një viti, procedurat e kontrollit bëhen në një pikë kalimi.

Në hyrje, veprimet bëhen në PKK në Shqiperi dhe në dalje nga Shqipëria në PKK te Maqedonisë së Veriut./abcnews.al




Skip to toolbar