FOTO/ Meta urim special në 100-vjetorin e lindjes për bashkëshorten e legjendës së Tiranës, Selman Stërmasit

AKTUALITET


Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës së Tiranës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi, feston sot 100-vjetorin e saj të lindjes.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, ka uruar tifozen më të veçantë të bardhebluve në këtë ditë të shënuar të jetës së saj, teksa po jeton shekullin e dytë të jetës.


“Në 100-vjetorin e saj të lindjes, një urim special për Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e legjendës së Tironës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi dhe bijën e derës së madhe Petrela, gruan fisnike që mishëron si askush tjetër traditën qytetare tiranase, tifozen më të veçantë të fanelës bardhë e blu. Gëzuar e jetofsh shekullin e dytë të jetës, me shëndet të plotë e me sa më shumë gëzime!” shkruan Meta.




Skip to toolbar