Protesta, policia shton policët, opozita femrat

AKTUALITET


Kryetari i PD-së, Basha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e mbrëmjes së të premtes, duke ftuar “njerëz të lirë dhe me dinjitet” dhe duke dhënë garanci se nuk do të ketë dhunë. Megjithatë si në çdo protestë policia ka marrë masat si zakonisht, duke vendosur gardhet dhe telat në mbrojtje të institucioneve shtetërore.

Rrethimi metalik me tel është bërë në godinën e parlamentit dhe në atë të kryeministrisë, ndërkohë që edhe opozita ka marrë masat duke ngritur podiumin ku do të flasë Basha.


Ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, edhe sonte në mbrëmje do të angazhohen rreth 2000 efektivë policie, ose 500 më shumë sesa herët e fundit, për të siguruar mbarëvjatjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve. Në qiellin e Tiranes jane parë edhe helikopterë. Realstory.al pyeti mbi këtë çështje pranë autoriteteve, nga ku u mësua se ai është helikopteri i këngëtares dhe modeles Carla Bruni, pasi ajo bashkë me ish-presidentin francez Sarkozy, janë pritur nga Rama në kryeministri.

Për protestën, opozita nga ana e saj ka kërkuar 4 orë, por policia ia ka kufizuar këtë zyrtarisht në vetëm dy. Gazetarët e Realstory.al janë në terren. Këto janë disa prej fotove dhe videove që ata kanë sjellë.

PROTESTA LIVE

Basha para protestuesve: Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Ai do të jetë varreza politike për Edi Ramën

Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e riindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drjetësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi.

Basha: Kriza nuk do të mbyllet me Pazar. Largimi i Ramës dhe ndëshkimi i hajdutëve të votave janë të panegociueshëm

Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

1. Largimin e Edi Ramës.

2. Zgjedhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestian për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.

Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare, Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptarëve.

Protestuesit “rrëzojnë” bustin e Ramës

Militantët e PD dhe LSI kanë rrëzuar bustin simbol të instaluar përpara kryeministrisë. Busti i cili ishte vendosur në bulevard i përngjante atij të Enver Hoxhës ndërkohë që mbante fytyrën e Edi Ramës.

Pamjet me dron! Protesta e opozitës, e vakët

Në protestën e nëntë të opozitës vihet re se vërtetë ka pasur një qasje ndryshe, duke shtuar numrin e grave dhe vajzave ndryshe nga protestat e tjera, ku kanë dominuar meshkujt dhe ka pasur dhunë, por nga video e realstory.al rezulton se pjesëmarrja ka qenë në nivele të ulëta.

Video tregon pjesëmarrje tejet të ulët edhe pse opozita kishte shtyrë me një orë protestën, duke ndryshuar orarin me protestat e tjera për shkak të temperaturave të larta.

Opozita shton gra dhe fëmijë në protestë

Ndryshe nga protestat e tjera , opozita ka zgjedhur sot që në protestë të sjellin gra dhe vajza, fëmijë dhe të rinj. Ndryshe nga protestat e mëparshme që kanë pasur në masë vetëm prani të burrave, në këtë tubim të nëntë të opozitës, bie në sy prania e shtuar e grave dhe vajzave. Në protestë kanë marrë edhe fëmijët, teksa shumë janë parë edhe të moshoave të vogla, ende në karrocë. Ishte lideri demokrat Lulzim Basha që mbrëmë tha se edhe ai vetë do të jetë në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Bashkëshortja e Lulzim Bashë, me dy vajzat në protestë

15 minuta para protestës, bulevardi i boshatisur

“Rama në shtrat me krimin” Pankartat në protestë dosja 184 e 339

Për Partinë Demokratike, simbolet e protestës së sotme janë frymëzuar nga përgjimet e dosjes 339 dhe 184, të vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin dhe me njerëzit e tij të korruptuar në qeveri, polici, administratë. Një shtrat i madh qëndrojnë të rinj me portretet e Edi Ramës dhe të personave me të cilët, opozita e akuzon se ka bashkëpunuar.

FRPD sjell bustin e Enver Hoxhës me fytyrën e Ramës

Të rinjtë e FRPD kanë ideuar në protestën e nëntë kombëtare të opozitës një statujë të ish-diktatorit Enver Hoxha me fytyrën e Edi Ramës. Ata kanë marshuar nga selia blu drejt kryeministrisë bashkë me simbolin e tyre.




Skip to toolbar