“Mbreti shfaqet lakuriq”, Gjekmarkaj: Sulmi i Metës ndaj Sokol Ballës, më fyesi

Më të fundit


Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj ka dënuar sulmet e forta të presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit Sokol Balla, duke sugjeruar që kreu i shtetit duhet të kërkojë falje publike.

Në komentin e tij, Gjekmarkaj thekson se Meta ofendoi Ballën me breshëri frazash të padenja.


“Nëse kemi këta politikanë e politikë që kemi nuk është faji i gazetarëve, por merita e tyre që “Mbreti” shfaqet lakuriq, thekson analisti.

“Prej vitesh jemi mësuar të shohim skena sesi politikanët e lartë shqiptarë u hakërrehen gazetareve! Me lehtësinë që është vetëm e tyrja i fyejnë dhe u ndërtojnë kontekste që duan vetë për qëllime të çastit! Nëse kemi këta politikanë e politikë që kemi nuk është faji i gazetarëve, por merita e tyre që “Mbreti” shfaqet lakuriq!

Gazetarët janë fëmijët që thërrasin në çdo rast! Kemi besuar se termi kazan ishte me fyesi, po sot Presidenti Ilir Meta i tejkaloi pritshmëritë me gjuhën dhe aluzionet e përdorura ndaj moderatorit dhe gazetarit të njohur Sokol Balla!

Presidenti duhet ta ruajë etikën publike dhe jo ta qëllojë atë me breshëri frazash të padenja! Unë shpresoj të jetë një lapsus i Presidentit nga temperaturat e larta të stinës dhe ngjarjeve politike, të cilin do të duhej ta korrigjonte nëpërmjet të kërkuarit falje publikisht!

Në pritje që kjo të ndodhë i shpreh solidaritet pa mëdyshje kolegut Balla në plan njerëzor e profesional! Në çdo rast gazetarët shqiptarë janë me profesionalë dhe etikë se politikanët! Bast për të kundërtën nuk duhet vënë kurrë”, shkruan Gjekmarkaj.




Skip to toolbar