Gjobë kush mungon në votime, Sicilia miraton rregullin e ri për deputetët e qarkut

BOTA


Deputetët rajonalë që mungojnë në votimin në Asamblenë e Qarkut të Sicilisë do të duhet të paguajnë një gjobë prej 180 eurosh dhe paratë do t’u zbriten nga shtesat në fund të muajit.

180 euro do t’u zbriten edhe anëtarëve të komisioneve parlamentare që mungojnë në momentin e votimit dhe në këtë rast është vendosur një tavan maksimal mujor prej 540 euro.


Ky vendim u miratua unanimisht nga Këshilli Presidencial.

Mekanizmi i ri do të nisë nga 1 maji, një datë simbolike e propozuar nga presidenti i ARS Gaetano Galvagno./abcnews.al




Skip to toolbar