Gjykata “knockdown” Borisit anglez: Shpërndarja e parlamentit e paligjshme

AKTUALITET


Gjykata Supreme Britanike shpalli të martën të paligjshëm vendimin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin. Vendimi i gjykatës u mor në mënyrë unanime nga të 11 gjyqtarët që shqyrtuan çështjen. Për Gjykatën “Parlamenti duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosë për hapat e ardhshëm”.

Në aktgjykim shkruhet se pezullimi i zgjatur i Parlamentit është “i paligjshëm dhe i pavlefshëm”.


Duke dhënë përfundimet e saj, kryetarja e Gjykatës Supreme, Lady Hale, tha ky ishte një vendim ekstrem për demokracinë në Britani, ndërsa e cilësoi të gabuar vendimin e marrë nga kryeministri për të pezulluar parlamentin, pa e bazuar vendimin në argumente kushtetuese të arsyeshme.

 “Vendimi për të këshilluar Madhërinë e saj për të pezulluar parlamentin ishte i kundërligjshëm, sepse ai kishte efektin e frustrimit ose parandalimit të aftësisë së Parlamentit për të kryer funksionet e tij kushtetuese pa arsyetim të arsyeshëm”, u shpreh Lady Hale.

Parlamenti britanik mbylli dyert për 5 javë, apo thënë ndryshe deri më 14 tetor.  Zyrtarizimi erdhi nga “Downing Street”, rezidenca qeveritare, që konfirmoi edhe njëherë qëllimin e kryeministrit, Boris Johnson për të mos kërkuar një shtyrje të re për Brexit.

Por vendimi i qeverisë Britanike për të pezulluar punimet në Dhomën e Komunëve, shtoi dhe më tepër kaosin. Kundër tij doli kryetari i Parlamentit, John Bercoë, i cili njoftoi dorëheqjen nga posti i tij.

E gjithë kjo do të thotë që deputetët do të kenë më pak kohë për miratimin e ligjeve për ndalimin e daljes së vendit nga BE pa marrëveshje të Brexit.




Skip to toolbar