Hiqen barrikadat në pikën kufitare në Merdare, Policia e Kosovës: Lëvizja është kthyer në normalitet të plotë 

KOSOVA


Policia e Kosovës ka njoftuar se është hapur pika kufitare në Merdare e cila ishte bllokuar në anën serbe dy kilometra larg kufirit. Sipas policisë, që prej orës 09:50, është liruar për qarkullim.

“KOMUNIKATË PËR MEDIA – Shtesë Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim Prishtinë, më 29 dhjetor 2022 Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.”, thuhet në njoftim.





Skip to toolbar