Horror në Brazil, vret vajzën e vogël dhe e fut trupin në qese plehrash

AKTUALITET


Është arrestuar pas 11 vitesh Carlos Eduardo dos Santos, 54 vjeç, i cili akuzohet se ka vrarë vajzën e tij 9 vjeçare dhe më pas trupin ia ka futur në qese plehrash.

Trupi i Rachel Genofre, në moshën 9 vjeç, u gjet në një qese të zezë në stacionin e autobusëve Curitiba më 5 nëntor të vitit 2008, disa ditë pasi ajo u zhduk në shkollë.


Vrasësi i saj është zbuluar në Curitiba, pranë Brazilit. Ai është identifikuar falë ADN-së. Gazeta “Do Povo” është ajo që ka bërë të ditur lajmin makabër.

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike Sergio Moro, i lejoi policisë civile të Shtetit akses në Bankën kombëtare të ADN-së, për të përfunduar një hetim shumë të gjatë dhe të lodhshëm, i cili dukej i destinuar të dështonte.

Trupi i Rachel Genofre, në moshën 9 vjeç, u gjet në një qese të zezë plastike në stacionin e autobusëve Curitiba më 5 nëntor të vitit 2008, disa ditë pasi ajo u zhduk në shkollë.

I akuzuari është arrestuar dhe dërguar në burgun Sorocaba në shtetin e São Paulo.




Skip to toolbar