I përfundon afati/ Shullazi, Albjon Aliko e Genci Balla dalin nga regjimi “41 bis”

AKTUALITET


Emiljano Shullazi ka lënë qelitë e “41 bis” pasi i ka përfunduar afati i izolimit. Bashkë me të regjimin e posaçëm e kanë lënë edhe Albjon Aliko e Genci Balla.

Ndërkohë që në qelitë e “41 bis” vijojnë të izoluar Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vëllezerit Klemend e Eldi Cala.


Regjimi “41 bis” ka nisur të aplikohet në burgjet e vendit tonë në janar të vitit 2019, i marrë nga përvoja italiane. Thelbi i këtij regjimi është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë.

Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.




Skip to toolbar