I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, Policia arreston 44-vjeçarin

AKTUALITET


Policia e Fierit ka vendosur në pranga një person të shpallur në kërkim. Personi i arrestuar është Aleksandër (Genti) Rakipaj, 44-vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana. Këtë shtetas, Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vite burgim, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” dhe Organizatat kriminale me qëllim trafikun e narkotikeve”.


Nga ky dënim 44-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer dhe 4 vite burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Aleksandër (Genti) Rakipaj, 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 13.01.2021, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”, ku i kanë ngelur për të kryer edhe 4 vite burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.




Skip to toolbar