Italia zhvillon testin më të shpejtë për COVID, rezultati brenda 3 minutash

AKTUALITET


“Daily Tampon” quhet  testi i ri i, i prodhuar në Itali, në gjendje për të treguar brenda vetëm tre minutash nëse je i infektuar me koronavirus.  Testi  është realizuar nga një kompani në Leko në bashkëpunim me universitetin e Sanios, raporton thelocal.it

“Daily Tampon” funksionon si një test shtatzënie. Merret një kampion sekrecionesh nga goja me një pambuk dhe brenda tre minutash tamponi jep rezultatin: nëse është pozitiv dalin dy viza, në rast të kundër vetëm një vizë.


Testi është prodhuar nga kompania Alum që prej 40 vitesh realizon sisteme ndriçimi. Në fillim të vitit kompania po projektonte llamba të cilat mund të sterilizonin ambientet nga virusi por ata kuptuan se kjo do të merrte më shumë kohë, transmeton abcnews.al

Gjatë karantinës pronarët e kompanisë filluan të kërkonin një mënyrë për të ndihmuar vendin që të rikthehej sa më shpejt në normalitet duke studiuar së bashku me Paskuale Vito një profesor gjenetike në Universitetin e studimeve të Sanio. Rezultati ishte prodhimi i një tamponi që jep një rezultat shumë të shpejtë.

Italia nuk është i vetmi vend që aktualisht po punon për prodhimin e kompleteve të testimit të shpejtë.

Autoritetet franceze filluan të mërkurën prodhimin e një lloj të ri testi që u mundëson njerëzve të marrin rezultatet më shpejtë. Ministri i shëndetësisë Olivier Veran tha se testet e reja, do të japin rezultatin 15 deri në 20 minuta.




Skip to toolbar