Shpërndarja e vaksinës anti-COVID në të gjithë botën do të duhen 8 mijë avionë ‘Boeing 747’

AKTUALITET


Transportimi i vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën  do të jetë sifa më e madhe e transportit.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtarë të Transportit Ajror do të nevojiten 8.000 avionë Boeing 747 për shpërndarjen e vaksinave.


Nuk ka ende një vaksinë anti-covid, mirëpo IATA po përgatitet dhe po punon me linjat ajrore, aeroportet, organet dhe firmat e ilaçeve.

Programi i shpërndarjes së vaksinës supozohet se nevojitet vetëm një dozë për person.

“Dorëzimi i sigurt i vaksinave Covid-19 do të jetë misioni i shekullit për industrinë globale të ngarkesave ajrore. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të planifikojmë me kujdes një plan paraprak. Dhe koha për këtë është tani”- tha shefi ekzekutiv i IATA, Alexandre de Juniac.

Shefi Ryanair e quan karantinën e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar ‘ të dëmtuar’. Ai tha se virusi i çon linjat ajrore në vitin më të keq të tyre.

Ndërsa linjat ajrore kanë zhvendosur fokusin e tyre në dërgimin e ngarkesave  pasi transportimi i vaksinave është shumë më kompleks.

Jo të gjithë avionët janë të përshtatshëm për shpërndarjen e vaksinave pasi atyre u duhet një ionterval tipik i temperaturës ndërmjet 2 dhe 9 gradë celsius për transportimin e barnave.

Disa vaksina mund të kërkojnë edhe temperatura më të ulëta gjë që do të përjashtonte shumë avionë.




Skip to toolbar