“Janë histori suksesi”, Hasani takon dy deputetët suedezë me origjinë shqiptare: Krenarë për ta

AKTUALITET


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mirëpritur sot në ambientet e institucionit që drejton dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri shkruan se dy politikanët, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi.


Kënaqësi të mirëpresja sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare.

Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Arbër Gashi, po punon në pushtetin lokal në Suedi.

Adnan dhe Arbër, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi.

Ne jemi krenarë për diasporën tonë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre politike kudo që jetojnë”, shkruan ministri Hasani.




Skip to toolbar