“Kam eksploziv” i riu në Athinë alaramon autoritetet, hyn me makinë në Gjykatën e Apelit

BOTA


Një person i panjohur ka hyrë në parkingun e Gjykatës së Apelit në Athinë me makinën e tij. Ai pretendoi se me vete kishte eksploziv dhe drogë.

Alarmi është ngritur mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Apelit në Athinë, pasi burri i panjohur hyri me makinën e tij në parkingun, nga hyrja e rrugës Loukareos, shkruan protothema.


Burimet bëjnë me dije se burri rreth 35 vjeç pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij. Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e autorit.




Skip to toolbar