Kancelari gjerman: Nuk do t’i harroj kurrë imazhet e tmerrit që pashë në Ukrainë

BOTA


Kancelari gjerman Olaf Scholz  ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armë për aq kohë sa nevojitet. Gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Federatës së Industrive Gjermane të martën,  Scholz ripohoi gjithashtu angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Lituaninë dhe aleatët e tjerë lindorë. 

“Evropa dhe demokracitë perëndimore nuk e pranojnë sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Prandaj, Ukraina u furnizua gjërësisht me armë dhe sanksione të ashpra të paprecedentë u vendosën ndaj Rusisë. Këto sanksione funksionojnë. Po, këto sanksione po na dëmtojnë edhe ne. Ato dëmtojnë kompanitë tona, por janë të drejta”, tha Scholz.


“Liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin e saj. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim. Nuk do t’i harroj kurrë imazhet e tmerrit që pashë atje”, shtoi kancelari. 

Scholz tha se udhëtimi i tij në Irpin afër Kievit të enjten e kaluar i bëri të qartë se Ukraina i përkiste familjes evropiane.




Skip to toolbar