Kapisyzi: Si u zbatua “teoria e ngjarjeve” në Shqipëri për COVID-19

AKTUALITET


Prof. Perlat Kapisyzi / Pneumolog

Dje doli nje artikull ne gazetën italiane Corriere della Sera”: Pse Shqipëria kishte më pak viktima nga COVID-19? 


Duke evidentuar faktin se  ato vende ishin më modeste, sepse ato ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Duke dashur ne fillim te shpreh vleresimin e sinqert per kete shkrim do te doja te shtoja se Shqiperia dhe vendet e tjera te suksesshme per  perballimin e pandemisë nuk e arritën vetëm sepse ato ishin te vetvëdishem për brishtesinë e sistemit të tyre ekonomik dhe shëndetësor, por në radhë të parë u përpoq te zbatonte teorine e “ngjarjeve” të Ronald Ross sipas te cilit shkalla e përhapjes së infeksionit nuk është e varur vetëm nga virulenca, kontagioziteti e virusit, dhe imuniteti I komunitetit, por edhe nga përqasje politike volumet e zhvendosjes te popullateve  dhe reagimi I sistemit shëndetesor.

Në qershor të Vitit 1915 Lieut.-Colonel Sir Ronald Ross mbrojti teorinë e tij se ngjarjet paraprake janë shumë të rëndësishme në ngadalesimin dhe përfundimin e një pandemie. 

Ross I ndante “ngjarjet”ne dy klasa : në klasen e parë,  ku ngjarjet janë të pa varur nga numri I personave te infektuar dhe në klasën e dytë, ku ngjarjet janë të përcaktuara nga numri I të infektuarve.

Virulenca dhe kontagioziteti I virusit sensibiliteti I komunitetit, janë ngjarje të pa evitueshme . Perqasjet politike , zhvendosjet e volumeve te komunitetit dhe menyra se si reagon sistemi shendetësor, por edhe vet komuniteti, janë  ngjarje të evitueshme. 

Ros mbas shume vite studimesh arriti ne perfundimin qe te zhdukesh malarien jo domosdoshmerisht duhet vrarë mushkonja e fundit, por deri në  nje numer të tillë posht të cilit malarja zhdukej, duke hedhur që atehere konceptin e numrit te riprodhimit te infeksionit R.

Si u zbatua “ teoria e ngjarjeve” ne Shqiperi.

Duke u konsultuar me strategjite e vendeve të përparuara, reagimi politik I menjëhershëm dhe në mënyren e duhur, ishte një nga arsyet përse Shqipëria rradhitet në vendet me rezultate nga më të mirat ne luften kundër covid -19

Distancimi social ekstensive , sigurimi I plot në kohë I paisjeve mbrojtëse personale ,  testeve diagnostike, gjurmimit te kontakteve si dhe kombinimi perfekt i te gjitha strukturave shteterore dhe shëndetesore për zbatimin e distancimit social ishin masat decisive të zbatuara nga komuniteti te kontrolluara nga shteti, të cilat influencuan ndjeshëm në prevalencen e infeksiozitetit prevalence që varion përafersisht nga 0.4%-0.5%.

Zhvendosja e shqiptarëve jashte dhe brenda shtetit për nje vit është e barabartë me zhvendosjen për nje muaj të komuniteteve në vendet perendimore, cka është një arsye tjetër që shpjegon se sa I rëndësishëm është volumi I zhvendosjeve të komuniteteve e ne nje pandemi.

Nje moment tjeter shumë I rëndësishëm ishte dhe është reagimi I strukturave dhe personelit mjeksor. Ishte një reagìm i matur, por jo I vonuar, me energji dhe plot profesionalizem, duke bashkuar dhe harmonizuar se bashku të gjitha strukturat shëndetesore, nga mjeku i familjes, stafi I epidemiologëve, Instituti I Shëndetit Publik dhe duke perfunduar tek pneumologet dhe infeksionistet.

Rradhitja e Shqiperise në vendet me perqasjen nga me te mirat ndaj pandemise covid 19, është padyshim edhe një merite e shoqërisë shqiptare, e cilia si rrallë ndonjëhere duke u solidarizuar me komunitetin shëndetesor, zbatoi në mënyrë shembullore distancimin social ekstensiv, I cili ka qenë dhe është mënyra më efikase për ngadalësimin e përhapjes së infeksionit në kushtet e nje komuniteti pa imunitet.

Zbatimi I “ teorise se ngjarjeve”në pandemine e trembedhjet Covid 19, është një përqasje thelbëore për të përballuar me sukses  cdo pandemi. Nënvleresimi ose harresa ndaj kësaj perqasje, ishte dhe do te jete me pasoja te renda njerzore dhe ekonomike.

Mos zbatimi I “ teorise se ngjarjeve” I kushtuan mijra te vdekur “ modeleve” qe nuk morren në konsiderat “teorine e ngjarjeve” .Kryeministri Konte nën presionin e democracise  liberale u vonua për të marre masat e distancimit social ekstensiv  cka u pasua nga mijra te vdekur.

Boris Johnson në mes te Marsit i bente thirje popullit Anglez qe te pergatitej te ndahej parakohe nga te dashurit e tyre dhe se do përballen me një nga sfidat më të mëdha që ka patur Anglia. Ndërkohe qe Johnson nuk morri në konsiderat distancimin social as mbylljen e shkollave duke u mbeshtetur në teorine e imunitetit te komunitetit (herd immunity)

Por realiteti I behur shpejt I ndryshoj perqasjen e” coronaexit” në perputhje me strategjine e WHO.

Kjo pandemi na mesoj shume shpejt se sa e rendesishme eshte vonesa ne zbatimin e “teorise se ngjarjeve” . Vonesa në zbatimin e saj , shteteve me struktura shendetesore nga me te fuqishmet si Italia Spanja Franca Gjermania Belgjika dhe USA, me volume te medha zhvendosjesh te komuniteteve ,u pasua nga numra te frikshem infeksioziteti dhe mortaliteti dhe nga një kolaps I strukturave shëndetësore. 

Si kur ndonjehere komunikimi profesional virtual dhe real shpertheu  vrullshem duke pasqyruar sa solidaritetin shkencor, teknik aq edhe  ate njerëzor.

Kjo pandemi tregoi se strategjite e suksesshme në kujdesin shëndetesor në kushte normale bëhen akoma me efikase në gjëndjen e pandemise. 

Srategjia qe nje sherbim I sigurt dhe cilesor ndaj pacientit mund te realizohet vetem nëpërmjet krijimit të kushteve të sigurta dhe cilësore ndaj personelit shëndetesor ishte po aq e suksesshme edhe në pandemine covid 19.

Riorganizimi i  infrastruktures për parandalimin e perhapjes se infeksionit, paisja me mjetet e mbrojtjese personale të personelit shëndetësor ( mungesen e të cilave e kanë ndjere sistemet shendetesore shume me te fuqishme se sa I joni) shmangja e cdo mungese në medikamente egzaminime laboratorike dhe imazherike, kanë bërë që personeli shëndetesor të ofroj shërbim të sigurt cilësor bashkohor edhe ne kushtet e pandemise.

Kjo “beteje” nuk mund te fitohej pa qendrueshmerine, kujdesin,vetmohimin dhe dhembshurinë të cilat ishin “ armatimet e rënda” që  përdori  personeli shendetesor I mbështetur si kurrë ndonjehere  nga I gjithë komuniteti me shpresën që kjo mbështetje inkurajuese të vazhdoj edhe mbas pandemise Covid 19. Personeli shëndetësor është ai që ka ofruar kujdes shendetesor, duke përballuar me sukses dhe  vazhdimisht pandemi edhe me parë.

Eshte monenti që personeli shëndetesor të ketë edhe një rivleresim të merituar, inkurajues te vazhdueshem nga shteti. Të mos kujtohemi për ta, vetëm kur jemi në luftë si kjo epidemi, dhe ti quajmë heronjë, për të kuruar frikën tonë. 




Skip to toolbar