Kompania daneze e anijeve ndalon kalimin në Detin të Kuq

BOTA


Kompania daneze e anijeve Torm njoftoi këtë të premte se do të ndalojë të gjitha kalimet nga pjesa jugore e Detit të Kuq, për shkak të sulmeve të Huthëve të Jemenit kundër anijeve tregtare.

“Torm ka vendosur të pezullojë të gjitha tranzitet nga pjesa jugore e Detit të Kuq deri në një njoftim të mëtejshëm”, tha një zëdhënëse e kompanisë për AFP.


Kompania daneze ka një flotë prej rreth 80 anijesh dhe e specializuar në transportin e produkteve të naftës. Njoftimi i Torm erdhi pas një numri në rritje të sulmeve nga Houthis kundër atyre që ata besojnë se janë anije të lidhura me Izraelin në korridorin e rëndësishëm të tregtisë ndërkombëtare të Detit të Kuq.

Sulmet ndaj anijeve nga Houthis kanë detyruar tashmë kompanitë e transportit detar si Maersk e Danimarkës që të devijojnë anijet e tyre përmes Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës së Jugut.

Rreth 12 për qind e tregtisë detare në botë normalisht kalon nëpër ngushticat e Bab al-Madeb, të cilat kontrollojnë hyrjen në Detin e Kuq jugor, por që nga mesi i nëntorit, numri i anijeve me kontejnerë ka rënë me 70 për qind, sipas ekspertëve detarë./abcnews.al




Skip to toolbar