Krim në familje në Krujë, bashkëshorti vret me thikë gruan, tenton vetëvrasje

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krujë. Burime zyrtare nga nga Policia bëjnë se 51-vjecari Artan Ismalaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjece. Pas krimit, 51 vjecari ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Po sipas të njëjtave burime, ngjarja është shënuar në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të Artan Ismalaj, i cili më pas është transportuar për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar