Kriza politike, Sokol Balla: Ndërkombëtarët ngulin këmbë për marrëveshje që tejkalon 30 qershorin

AKTUALITET


Drejtuesi i emisionit “Real Story” në Vizion Plus dhe “RealStory.al“, Sokol Balla ishte i ftuar në emisionin e “Çim Peka Live” në Syri.Tv së bashku me gazetarin Blendi Fevziu. Tema e diskutimit në emisionin e sotëm ishte pikërisht kriza politike në vend dhe skenarët e zgjidhjes së saj.

Sokol Balla u shpreh se PD aktuale është ndryshe nga ajo e janarit 2019, kur opozita ishte ende në parlament. “Ndërkombëtarët janë koalicion kundër Lulzim Bashës. PD aktuale është ndryshe nga ajo e janarit 2019, këtë e them me bindje të plotë. Edhe nëse marim parasysh sondazhet që e nxjerrin PD para, atëherë pse opozita nuk futet në zgjedhje?!”, u shpreh fillimisht Sokol Balla.


Më tej, ai deklaroi se pozicionimi i ndërkombëtarëve kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve, vjen pasi partnerët e huaj duan një marrëveshje që kapërcen 30 qershorin. 

“Ndërkombëtarët po ngulin këmbë për një marrëveshje që kapërcen 30 qershorin. Këto nuk janë zgjedhje. Janë formalisht zgjedhje, do të jenë një palë votime formale. Të dyja palët me konsultimin e ndërkombëtarëve duhet të ulet në tryezën e dialogut. Basha duhet të mësojë ti fitojë zgjedhjet, jo të kërkojë pushtet në tavolinë”, tha Sokol Balla.

Po në këtë linjë, duke u ndalur te hetimet e Prokurorisë për blerjen e votave në Durrës, Sokol Balla u shpreh se lidhur me këtë dosje nuk ka fakte. “Unë di që për 400 CD e Durrësit ka indicie por nuk ka fakte për vjedhjen e zgjedhjeve. Të gjithë ata prokurorë që janë marrë me këtë çështje, nuk merreshin me hetimin, por merreshin me nxjerrjen e informacioneve në media”, u shpreh Balla.




Skip to toolbar