Kryesia propozon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 17 korrik

Më të fundit


Kryesia e PD propozon që Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të mblidhet më 17 korrik. Burime për gazetarin Osman Stafa sigurojnë dhe propozimin nga Kryesia.

Në krye është informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021.


Po ashtu do të vlerësohet mundësia për ndryshime në Statutin e PD.

PROPOZIMI NGA KRYESIA E PD

VENDOSI:

  1. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
  2. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

  1. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
  2. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.



Skip to toolbar