Dy shqiptarë janë dënuar në Uells me 3 vite burg pasi kishin kthyer një pub në një fermë droge.
Gjykata e Suonsit ka dhënë 1 vit burg për Elson Kryemadhin dhe 2 vite burg për Arben Matrapazin. Më 6 maj të këtij viti, Policia angleze u sinjalizua nga banorët ngjitur se në ndërtesë kishte aktivitet të çuditshëm.
Pas kontrollit u gjetën 190 bimë narkotike të kultivuara, teksa 2 shqiptarët shërbenin si rojtarë të fermës. Ata kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, madje Arben Matrapazi ka vuajtuar 16 vite burg në Itali për trafik heroine.
