Kush do ta drejtojë Himarën? Këshilli Bashkiak vendos të premten për pasuesin e Goros

AKTUALITET


Pas arrestimit të dy kryetarëve atij në detyrë dhe të zgjdhurit me votë, bashkia e himarës pritet të mbesë në duart e një prej nënkryetarëve.

Mbledhja e këshillit bashkiak ku do të zgjidhet zëvendësuesi i Jorgo Goros do të mbahet të premten e 29 marsit.


Përmes votës, anëtarët do të zgjedhin mes dy nënkryetarëve socialist Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

Prej të shtunës  Bashkia Himarë ka mbetur pa kryetar. Jorgo Goro, kryetari në detyrë, u arrestua me dyshimin e tjetërsimit të pronave në jug të vendit. Hetimet për të nisën pas kallëzimit në SPAK të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur nga himariotët tetorin e vitit të shkuar, i cili po ashtu është pas hekuarve prej gati një viti.




Skip to toolbar