Kuvend, Çuçi: Habilajt e Xibraka të gjykuar me vendime të formës së prerë

Më të fundit


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme qëndrimin e mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat.

Çuçi tha se këto çështje tashmë janë ezauruar nga gjykatat dhe debatet parlamentare, ërfshi këtu edhe komisionet hetimore.


“Në Konferencën e Kryetarëve ne nuk pranuam as rendin e ditës sespse kjo është një çështje e ezauruar nga organet e drejtësisë dhe në këtë parlament. Po të lexosh kërkesën e bërë nga grupi i PD aty duket qartë që të gjitha referencat lidhen duke filluar nga grupi i Habilajve, e cila është gjykuar nga drejtësia italiane e shqiptare dhe janë marrë vendime të formës së prerë, për të vijuar më pas me Xibrakën e cila është hetuar dhe gjykuar me vendim të formës së prerë. Për ne nuk ekziston një çështje e tillë për mocion me debat”, deklaroi Çuçi duke sjell në vëmendje edhe Komisionin Hetimor të ngritur në parlament në vitin 2018.




Skip to toolbar