Lëviznin me shpejtësi përplasen dy makina në Berat, dy të lënduar

AKTUALITET


Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Berat.

Dy automjete, një tip Mercedes Benz dhe një tip Wolswagen, janë përplasur kokë më kokë rreth orës 01:00.


Përplasja ka qenë e fortë sa që të dyja mjetet janë rrotulluar disa herë si dhe janë pëplasur edhe me ndarësen anësore prej hekuri të rrugës.

Mësohet se drejtuesit e mjeteve janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake mësohet se të dyja mjetet kanë qënë duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në momentin e përplasjes.

Mjeti Mercedes Benz me targa AA 950 PE drejtohej nga 35-vjeçari Damian Xhaferri dhe mjeti Wolswagen me targa AA 926 OM drejtohej nga 25-vjeçari Marjus Deliu.




Skip to toolbar