Lleshaj bën gati njësinë kundër “të fortëve”: Askush s’do shpëtojë

AKTUALITET


Njësia Speciale e policisë kundër “të fortëve” do të zbresë së shpejti në terren për të kapur të gjithë personat që i janë shmangur drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ndoqi nga afër një seancë stërvitje të efektivëve të kësaj njësie dhe deklaroi se tashmë askush nuk do mund t’i shmanget përballjes me drejtësinë.


Njësia Speciale kundër ‘të fortëve’ është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren.

“Është shumë e rëndësishme që të përcjellim mesazhin që drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk mund të harrojë dhe ju jeni dëshmia dhe prova e kapaciteti, që ne u japim qytetarëve garancinë që drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur asaj.

Njësia do të elitë, do të jetë provë e angazhimit serioz për të kërkuar dhe vendosur para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të. Do të jetë edhe element i rëndësishëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët, pasi do të jetë pjesë e rrjetit europian që i janë shmangur drejtësisë dhe përgjegjësia juaj del përtej kufijve të Shqipërisë, pasi ju do të jeni të angazhuar për të kërkuar jo vetëm persona që i janë shmangur drejtësisë në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, ashtu si njësitë në vendet e tjera”, deklaroi Lleshaj.

Duket se qeveria i ka marrë të gjitha masat që të bëjë gati njësinë e re policore, në të njejtën kohë kur pritet të ngrihen dhe të jenë funksionale organet e reja të drejtësisë, si SPAK dhe BKH për t’i dhënë goditjen e duhur krimit dhe korrupsionit.

#NjSK🦅 Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren👍#PoliciaqëDuam👮🏻‍♂🇦🇱👮‍♀#ShqipëriaqëDuam☀🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. September 2019



Skip to toolbar