Makina përfundon në lumë në Shijak, shpëton shoferi

AKTUALITET


SHIJAK- Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Shijak. Një automjet në ecje e sipër ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në lumë.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë në kohë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabël.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ abcnews.al




Skip to toolbar