Makina shpërthen në flakë në autostradën Fier-Vlorë/ Ja dyshimet e para

AKTUALITET


Një automjet tip Volswagen ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër në autostradën Fier-Vlorë.

Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale, pasi shoferi ka mundur të dalë në kohë nga automjeti. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.kosovari




Skip to toolbar