Marrëveshja me Serbinë, Kurti: Të na kthej borxhet

POLITIKË


Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk nxiton të krijojë një marrëveshje me Serbinë, por thotë se dialogu duhet të nis dhe ai duhet të jetë gjithëpërfshirës në tematikat nga borxhet e luftës e deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. I pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse ai do të pranonte një marrëveshje të detyruar nga SHBA, Kurti tha se SHBA nuk detyron të krijohen marrëveshje që shkel parimet e vendit apo interesat kombëtare. “Për SHBA është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje e përhershme dhe e qëndrueshme” tha Kurti në emisionin “Real Story”

“Në lidhje me dialogu duhet të mbajmë një konsensus nacional dhe të jemi të përgatitu mirë për dialogun. Nuk jam kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime. Dialogu mund të nisë, por nuk do kisha nxituar për një marrëveshje. Ka shumë gjëra për të diskutuar nga boxhet e luftës deri tek njohja e Kosovës.” tha Kurti


Në lidhje me heqjen e taksës “Haradinaj”, Kurti tha se nuk do ta negociojë atë, por do ta zëvendësojë me atë të reciprocitetit. Kurti deklaroi se Serbia nuk duhet të pres nga Kosova gjërat që si lejon për vete.

“Nuk jam për ta negociuar por zëvendësuar me parimin e reciprocitetit. Kjo do të thotë se Serbia nuk mund të pres prej nesh gjëra që si lejon për vete. Kjo është një çështje dinjiteti dhe integriteti. Reciprociteti duhet të shfaqet edhe tek ndikimi ashtu si Serbia ka në Mitrovicën e Veriut edhe Kosova ta ketë në Luginën e Preshevës.” tha Kurti  / Real Story




Skip to toolbar