Mblidhet sot Këshilli Politik, Gjiknuri pranon kërkesën e PD dhe LSI, çfarë pritet nga takimi

AKTUALITET


Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 17:00.

Damian Gjiknuri ka pranuar kërkesën e PD- LSI për t’u ulur në tryezë për paketën e ligjeve që janë dakordësuar më parë, por që kërkojnë miratim.


Mësohet se pikërisht në këtë mbledhje do të miratohet paketa e ligjeve, pra një miratim formal i dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor që miratohet sot në seancë apo që quhet dhe ndryshe tashmë ‘’marrëveshja e 5 qershorit’’.

Opozita jashtëparlamentit dje ishte dakord që Këshillit të mblidhej sot ose nesër, por pritet për t’u parë nëse do të marrin pjesë.




Skip to toolbar