Me paterica por i lumtur, Alvini kalon me sukses operacionin

AKTUALITET


Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar që u shpëtua nga kampi Al Hol, iu nënshtrua një operacioni, që synonte përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore në këmbën që kishte plagosur gjatë bombardimit që i mori jetën nënës së tij në Siri.

Ka qenë vetë doktoresha e Alvinit që ka publikuar fotot në Facebook, ku vogëlushi shihet i buzëqeshur edhe pse me paterica. Doktoresha, e cila ndoqi kurimin e Alvinit që brenda kampit e më pas jashtë tij, tha se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Alvin duket me paterica në duar, por i qeshur, në praninë e babait, Afrim Berisha.


Alvin Berisha u largua nga familja e tij para 5 vitesh nga e ëma, e cila ishte kthyer në radikale të ISIS. Pas vdekjes së saj nga një sulm me bombë në Siri, Alvini kishte përfunduar i vetëm në kampin Al Hol, duke u përballur aty çdo ditë me rrezikun e mbijetesës. Fatmirësisht historia e Alvinit pati një fund të lumtur, pasi arriti të bashkohej me të atin dhe motrat në Itali.

Wow! On our way to see our other kids for Christmas, and we get a call from Madeline Hayes, Alvin, and Afrim Berisha….

Gepostet von Janis Jackson Hayes am Samstag, 21. Dezember 2019



Skip to toolbar