Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë mbledh në Romë krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor

AKTUALITET


Krerët e diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën (5 shkurt) në kryeqytetin italian për të diskutuar mbi rrugëtimin e gjashtë vendeve ballkanike drejt integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, i cili bëri publik pak ditë më parë këtë takim, u shpreh se aty do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.


Në këtë takim, që do të mbahet në “Villa Madama” në Romë, do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Takimi ka për qëllim forcimin e koordinimit mbi objektivat dhe prioritetet që do të ndiqen në vitin 2024, në lidhje me integrimin evropian të rajonit të Ballkanit.Grupi “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i formuar në qershor 2023, bashkon Italinë, Austrinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Sllovakinë, Greqinë dhe Slloveninë, me synimin për të mbajtur vëmendjen e Bashkimit Evropian në rajon, duke promovuar një përshpejtim e procesit të integrimit.




Skip to toolbar