Misioni i fluturimit të anijes kozmike “Shenzhou-14” kryhet me sukses

BOTA


Më 20:09 të së dielës sipas orës së Pekinit, kapsula e kthimit e anijes kozmike me astronautë “Shenzhou-14” u ul me sukses në vendin e zbritjes të Dongfeng-ut, bëri të ditur Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës. Punonjësit e mbikëqyrjes mjekësore në vend konfirmuan se astronautët Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe misioni i fluturimit të anijes kozmike “Shenzhou-14” ishte një sukses i plotë.

Në orën 19:20 të së dielës, Qendra e Kontrollit të Fluturimeve Hapësinore e Pekinit dërgoi një komandë kthimi përmes stacionit të matjes dhe kontrollit në Tokë, dhe moduli orbital i anijes kozmike “Shenzhou-14” u nda me sukses nga moduli i kthimit. Pas kësaj, moduli i kthimit u nda nga moduli i shtytjes. Pasi kapsula e kthimit u ul me sukses, ekipi i kërkim-shpëtimit e gjeti objektivin në kohë dhe mbërriti në vendin e uljes.


Pasi u hap dera e modulit të kthimit, personeli i mbikëqyrjes e i sigurimit mjekësor konfirmoi se astronautët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Astronauti Chen Dong, i cili ishte i pari që doli nga kabina, tha se pas gjashtë muajsh pune të palodhur, ndihej i nderuar që ishte dëshmitar i përfundimit të konfigurimit bazë të stacionit hapësinor kinez.

Anija kozmike “Shenzhou-14” u nis nga Qendra e Lëshimeve Satelitore e Jiuquan-it më 5 qershor 2022 dhe më pas u lidh me modulin kryesor “Tianhe” për të formuar një kombinim. Gjatë qëndrimit 6-mujor në orbitë, tre astronautët kryen tre aktivitete jashtë kabinës, përfunduan instalimin dhe vënien në punë të pajisjeve të brendshme e të jashtme të stacionit hapësinor e objekteve dhe pajisjeve të lidhura me misionin për detyrat e aplikimit në hapësirë, dhe kryen një varg eksperimentesh të shkencës hapësinore dhe testesh teknike. Ata pritën gjithashtu vizitat e dy moduleve të stacionit hapësinor, një anijeje kozmike me astronautë dhe një anijeje kozmike mallrash, dhe bashkëpunuan me Tokën për të përfunduar montimin dhe ndërtimin e konfigurimit bazë në formë “T”-je të stacionit hapësinor të Kinës. Ekuipazhi i “Shenzhou-14” kreu gjithashtu dorëzimin e parë të detyrës në orbitë me astronautët e “Shenzhou-15”, duke dëshmuar shumë momente historike, si rekordi botëror për takimin dhe lidhjen më të shpejtë të anijes kozmike të mallrave dhe stacionit hapësinor, si edhe duke dhënë mësim nga hapësira dhe duke kryer një sërë aktivitetesh unike të arsimimit shkencor dhe komunikimit kulturor.
Chen Dong u bë astronauti i parë kinez që qëndron në orbitë për më shumë se 200 ditë

Ky mision shënon herën e parë të kthimit në vendin e zbritjes të Dongfeng-ut në dimër natën. Moti i ftohtë nën minus dhjetë gradë dhe errësira e natës sollën sfida të mëdha për misionin e kërkim-shpëtimit. Bian Hancheng, inxhinier i lartë në Qendrën e Lëshimeve Satelitore të Jiuquan-it dhe zv.kryeprojektues i sistemit të vendit të uljes të programit të fluturimeve hapësinore me astronautë të Kinës, tha: “Për problemet e kërkimit gjatë natës, bazuar në aplikimin e sistemit kinez të navigimit satelitor ‘Beidou’ në vendin e uljes, të dhënat e matjeve balistike të bazuara në hapësirë, në ajër e në tokë u optimizuan dhe iu dërguan helikopterëve të kërkim-shpëtimit, duke përfunduar transformimin nga gjuha e hapësirës ajrore në gjuhën e aviacionit dhe duke ndërtuar një sistem të integruar kërkimi e udhëzimi hapësirë-tokë. ”




Skip to toolbar