Prishjet e banesave për Unazën, përplasje e tension në Shkozë

AKTUALITET


Ka nisur shembja e banesave pa leje për t’i hapur rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe në Shkozë, por ky aksion ka nisur me përplasjen mes banorëve të zonës dhe policisë.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar ish deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Bumçi kundërshton aksionin e policisë për shembjen e banesave të banorëve pa i dëmshpërblyer ata më parë.


“Një qeveri e dhunshme që nuk pyet për ligj, për të drejtat e njeriut. Të prish shtëpinë, nuk të jep asnjë lek për të futur kokën. Sa kohë mund të rrinë banorët të ngujuar në çati të shtëpisë. Ç’lidhje ka me Europën kjo ngjarje. Kjo është diktaturë e një personi të vetëm që duhet rrëzuar një orë e më parë. Jemi më keq se Siria. Njerëzit po largohen vetëm nga kjo sjellje e shtetit”, tha Bumçi.

Policia ka shoqëruar dy banorë të zonës të cilët kundërshtuan aksionin për shembjen e banesave pa leje.




Skip to toolbar