Nuk dorëzoi formularët e deklarimit të pasurisë, shkarkohet kreu i policisë në Lezhë

AKTUALITET


Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, është shkarkuar nga detyra nga rrupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore. Arsyeja e shkarkimit të tij është sepse nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici.

Për këtë arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.





Skip to toolbar