OBSH: Koronavirusi nuk transmetohet nga ushqimi

AKTUALITET


Nuk ka të dhëna se koronavirusi transmetohet nga ushqimi. Organizata Botërore e  Shëndetësisë përpiqet të shuajë shqetësimet, pasi autoritetet kineze thanë se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit te krahët e pulës të importuara nga Brazili.

“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, paketimi i tij, apo dërgesat me porosi. Ka shumë arsye përse duhet të mbrohemi dhe duhet ta gatuajmë siç duhet ushqimin; ka shumë kontaminues të tjerë, por nuk duhet ta konsiderojmë si një rrezik covid-19, në këtë aspekt”, tha Mike Ryan, përfaqësuesi i OBSH.


Komentet e tij vijnë pasi dy qytete në Kinë kanë thënë se gjurmët e koronavirusit janë gjetur në ushqim të importuar të ngrirë dhe në paketime të ushqimit, duke ngritur shqetësime se ushqimi i infektuar mund të shkaktojë shpërthime të reja.

Më shumë se 20,69 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri në të gjithë botën ndërsa viktimat janë gati 750 mijë. Pengimi i kthimit të vatrave në transmetim komunitar, është çelësi për frenimin e pandemisë sipas ekspertit të OBSH, Ryan. Sipas tij bota mund të jetë vetëm në fillim të stuhisë, sepse vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale është ekspozuar ndaj virusit.




Skip to toolbar