OBSH publikon raportin kyç për COVID-19, reagon Kina

CORONAVIRUS


Më 30 mars, OBSh-ja publikoi raportin e studimit të përbashkët Kinë-OBSh për gjurmimin e burimit të virusit të COVID-19. Nga 14 janari deri më 10 shkurt, një grup me 17 ekspertë kinezë dhe 17 ekspertë të huaj bëri punët e gjurmimit global të COVID-19 në Kinë, që kanë zgjatur për 28 ditë.

Sipas raportit, ekspertët kanë bërë këtë vlerësim për katër mënyrat e mundshme të shfaqjes së koronavirusit të ri te njeriu:


Infektimi me bartës të ndërmjetëm – “i mundshëm-shumë i mundshëm”; infektimi i drejtpërdrejtë – “i mundshëm- relativisht i mundshëm”; infektimi nëpërmjet zinxhirit frigoriferik – “i mundshëm”; infektimi nga laboratori -“jashtëzakonisht shumë pak i mundshëm”.

Në këtë raport jepen këshilla për studimet e mëvonshme të grupit të ekspertëve, si krijimi i një baze të njësuar globale të dhënash dhe vazhdimi i kërkimit për rastet e para në një sferë më të gjerë në botë. Shkencëtarët do të kërkojnë në më shumë vende për llojet e kafshëve që mund të jenë mbajtës të koronavirusit dhe do të mësojnë më tej për rolin e zinxhirit frigoriferik dhe ushqimeve të ngrira në përhapjen e virusit.

Zëdhënësi i MPJ-së kineze u shpreh të martën se Kina gjithmonë ka mbështetur studimet e shkencëtarëve për burimin e virusit e mënyrat e përhapjes së tij dhe përkrah vendet anëtare të OBSh-së të zhvillojnë bashkëpunim në studimet për burimin e virusit.

Edhe pse po përballon punë të shumta në parandalimin e epidemisë, Kina ka ftuar dy herë ekspertët e OBSh-së të vijnë për studimin lidhur me gjurmimin e burimit të virusit. Nga 14 janari deri më 10 shkurt ekspertët e Kinës, të OBSh-së dhe të 10 vendeve të botës kanë bërë hulumtime të përbashkëta 28-ditore në Wuhan. Kina ka ofruar ndihmën e duhur për punët e tyre në Wuhan, çka ka treguar qëndrimin e hapur, transparent dhe të përgjegjshëm të Kinës.

Gjurmimi është një punë shkencore dhe duhet të bëhet në bashkëpunim nga shkencëtarët e botës. Politizimi i punëve në këtë drejtim do të pengojë bashkëpunimin global, do të dëmtojë përpjekjet globale antiepidemike e do të shkaktojë humbjen e më shumë jetëve. Kjo është kundër dëshirës së komunitetit ndërkombëtar për luftën antiepidemike.

Ndërkohë, gjurmimi është edhe një punë globale dhe duhet të bëhet në shumë vende të botës. “Besojmë që studimet e përbashkëta nga OBSh-ja dhe Kina do të luajnë një rol të mirë nxitës për gjurmimin e virusit,” u shpreh zëdhënësi.




Skip to toolbar