Pamjet, Bardh Spahia del në gjyq, por demokratët rrinë urtë

AKTUALITET


Gjatë mbledhjes së të premtes në darkë në PD, u tha se Basha kishte urdhëruar të gjithë deputetët të shkojnë në Shkodër dhe të kërkojnë lirimin e Bardh Spahisë. Megjithëse ai akuzohet për 7 vepra penale, për sulmet në KZAZ dhe djegien e shkollës në Shkodër, PD thotë se ai është një i dënuar politik.

Por pavarësisht kësaj para gjykatës së Shkodrës janë mbledhur militantë dhe simpantizantë të PD-së, por situata është e qetë.


Ata po protestojnë në mënyrë paqësore ndryshe nga pamjet e disa ditëve më parë që pamë nga Shkodra.

Madje në një moment janë parë protestues duke i ofruar ujë, policive që disa ditë më parë i gjuatën me gurë.




Skip to toolbar